Ana ka publikuar projektin e parë në muzikë.
Konkurrentja e radhës nga “Përputhen” që debuton në muzikë është Ana Lleshi.
Ana sapo ka publikuar projektin e saj të parë me titull “Deal”, të cilit ia shoqëroi edhe videoklipinn, ku vjen me skena të ‘nxehta’.
Për tekstin e këngës u kujdes Foggy, ndërsa muzikën dhe mix/masterin e punoi Marcolino.
Në videoklipin e këngës së parë, Ana ka vendosur që ta marrë ish-konkurrentin e “Përputhen”, Atdhe Xharavina, me të cilin ishte shumë e afërt në program.
Në këtë video të saj, vëmendje mori paraqitja atraktive e Anës, ku vjen me skena provokuese bashkë me balerinët.
Por, sa ka ajo talent në muzikë, i mbetet publikut ta vlerësojë