Jasmin Kadriu, ka vendosur të rrëfejë për here të parë detaje nga jeta e saj private në emisionin ‘Glamour Zone’ .
E pyetur nga Ester nëse e kanë tradhtuar ndonjëherë, Jasmin tha se dikur ka patur një lidhje 3-vjecare dhe i dashuri e tradhtoi.
Madje, tradhtinë e tij Jasmin e mësoi nëpërmjet një komenti në Instagram.
Jasmin tha: ‘Një vajzë kishte komentuar në foton e tij ‘My Baby’, atje nisa të zbuloja më tepër sepse nuk ishte normale. Ai më tha se e kishte shoqe por nuk e besova. Në fund rezultoi se ai më kishte tradhtuar dhe unë tradhtinë nuk e fal. Vajza që ai më tradhtoi e kishte bërë shumë të madhe, filloi të qante dhe më tha që ishte e dashuruar me të. I thash: Mbaje, por nuk do ta kesh gjatë. Në fund, pas 3 vitesh u ndamë.’