Reperi ka lansuar ‘freestyle’
Don Xhoni është emër i ri në tregun e muzikës shqiptare, por që është shumë premtues.
Ndonëse reperi nuk ka shumë projekte të publikuara, ai po pëlqehet shumë nga publiku për ‘freestyle-t’ e tij.
Ai tash e disa javë më parë kishte zbuluar se me datën 15 maj do të sillte projektin e ri muzikor i cili është një ‘freestyle’.
Sot “Unë foli i fundit” erdhi premierë në platformat digjitale dhe po pritet tejet mirë nga fansat e tij.
Teksti sigurisht se u shkrua nga Don Xhoni, masterin e këngës e bëri Nome ent dhe producent ishte Çelik Lipa.