Sherret, debatet dhe akuzat nuk mungojnë në “Përputhen +40”. Në puntatën e sotme Stela u përplas keq me Armandon, teksa tha se ky i fundit e kishte ofenduar rëndë duke i thënë “Shko ti që punon në semafor”.
Në përplasjen e tyre ndërhyri dhe Gilberta, e cila shtoi se konkurrenti e kishte ofenduar dhe atë. “Më ke thënë femër e rrënuar”, i tha ajo.
Armando nuk e la me kaq, pasi ai e akuzoi hapur se “ajo ka bërë seks me Ilirin”.
Gilberta: Je femër e rrënuar, këtë më ke thënë
Armando: Ti e ke ngrënë kavanozin e mjaltit me Ilirin kohë përpara
Gilberta: Që do të thuash kam bërë seks me Ilirin? Po s’është e vërtetë, nuk ke as prova, as asgjë
Armando: Nuk kam qenë në krevat me ju
Gilberta: Përderisa e di ma thuaj ti. Ku i ke provat? Kjo është gjë që nuk është e vërtetë. Fol si i rritur sepse po bëjmë biseda të rriturish
Armando: Ti nuk ke qenë në makinë me Ilirin?
Gilberta: Makinë po dhe e kemi pranuar dhe këtu. Më ka shoqëruar, çfarë të keqje ka këtu?