Një këngë të re nga reperi së shpejti do e dëgjojmë në platforma sociale.
‘Don Mo’, ka titullin kënga më e re nga Ledri Vula të cilën do e lansojë këtë muaj.
Përmes rrjeteve sociale, ai publikoi video nga Dubai atje ku edhe ka përfunduar xhirimet e klipit.
“Shihem me t’18tin, n’ora 20:00”, ka shkruar rep-artisti në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, “Sot sot sot” është projekti i fundit muzikor i Ledrit.