Harrojeni tapetin e kuq! Ceremonia e hapjes së Eurovision 2021 kishte gjithçka mbi një ngjyrë të re, të paparë ndonjëherë nëpër evente të tilla. Tapeti në ngjyrë turkeze nuk ka lidhje me tendencat e reja të verës, në fakt, por me një qëllim krejt tjetër.
Ngjyra e theksuar e së kaltrës është vendosur këtë vit të pazakontë të këtij festivali për të shprehur simbolikën e ujit në Holandë - dhe thjesht është ngjyra identifikuese e markës “Moroccanoil”, partneri zyrtar i Eurovision Song Contest.
Të dielën në mbrëmje kanë kaluar në tapetin e kaltër pjesëmarrësit e 34 vendeve pjesëmarrëse, duke shfaqur elegancën e tyre në këtë edicion.
Si gjithmonë, edhe këtë vit kamerat dhe objektivët kanë regjistruar çdo tendencë të re të modës, kështu që, nëse po kërkoni fjalën e fundit të kësaj vere, është mirë të bëni një kontroll në këto foto.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/18/auto_-640-0-60a281cba72c11621313043.jpg)