Këngëtari ka lansuar projektin e ri muzikor pak ditë më parë.
2Ton është një prej emrave të dashur për publikun.
Ai rreth vetes ka një numër të madh fansash që e ndjekin në rrjete sociale ku dhe është mjaft aktiv duke i informuar ata në lidhje me çështje të ndryshme, nga jeta e tij private dhe ajo profesionale.

Ai sot ka lajmëruar se ka arritur të mbledhë 1 milion klikime me këngën e re “Aktore” brenda 3 ditësh.
Këngëtari i falënderoi të gjithë ata që e bënë të mundur suksesin e këngës duke e shoqëruar shkrimin e tij me një figurë zemër të kuqe.