Në Roterdam nis gara e madhe mes shteteve evropiane.
Sonte (e martë) mbahet nata e parë gjysmëfinale në Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision 2021”.
Festivali do të mbahet duke iu përshtatur rregullave anti-COVID, ndërsa organizatorët janë kujdesur që gara të shkojë si duhet.
Në natën e parë këndojnë përfaqësuesit e këtyre shteteve: Maqedonia e Veriut, Bjellorusia, Lituania, Suedia, Sllovenia, Australia, Irlanda, Rusia, Norvegjia, Qipro, Kroacia, Azerbajxhani, Malta, Izraeli, Ukraina, Rumania dhe Belgjika.
Ndryshe, Anxhela Peristeri, e cila përfaqëson Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, interpreton në natën e dytë që është të enjten 20 maj.
Kujtojmë se finalja e madhe e “Eurovision 2021” mbahet më 22 maj në Roterdam.