Robert Berani nuk është se miret me muzikë por emri tij lakohet goxha shpesh në mediat rozë, e sidomos kohët e fundit.
Djali i Gilit ka çuar më tej lidhjen e tij me Herolina Zekën, duke e bërë jo vetëm familjare por edhe zyrtare për të gjithë.
Ai dhe Herolina janë duke përjetuar një romancë të zjarrtë dashurie, që jo rrallë herë e shfaqin edhe në rrjetet sociale.
E kemi parë shpesh është e dashura e tij ajo që sjellë më së shumti foto të përbashkëta, e si rrallë herë sot Roberti ka sjellë një selfie të këndshme me nusen e tij të ardhshme,
Ndryshe, edhe Gili dhe Iliri janë shprehur të kënaqur me përzgjedhjen e djalit për partneren e tij të jetës.
Iu qoftë me fat.