Nuk e dimë nëse po synon ndonjë bashkëpunim apo është një flirtim i thjeshtë, por e gjithë vëmendja është tek komenti që Ana e “Për’puthen” i ka bërë reperit Getinjo në postimin e fundit në Instagram.
Megjithëse Getinjo kishte vendosur vetëm një emoji dhe asnjë tekst të këngës së tij që komentuesit ta plotësonin, Anës i erdhi të “këndonte” në koment pikërisht këto rreshta të Getinjos:
“Du me tpa , po t’thiri t’thiri veç kallxom ku je ?!”- shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.
“Ishim parë, amo s’di a “Për’puthem”- ia ka kthyer reperi, i cili s’ka marrë më asnjë përgjigje nga Ana.
Epo, me siguri nuk i ka pëlqyer ky koment!
Ana Lleshi debutoi në muzikë me këngën “Deal”, të cilën e publikoi 2 ditë më parë. Ajo ishte ndër të paktët që nuk ka publikuar një këngë nga konkurrentët e “Për’puthen” dhe sigurisht që vëmendja për këtë projekt muzikor të saj ishte maksimal. Por siç ka ndodhur me gjithë miqtë e saj, që kanë bërë më herët këngë, publiku u zhgënjye duke i vënë vulën faktit se muzika është banalizuar.
Ana mori mijëra komente negative e nuk munguan as thumbat e ironitë për të nga artistë e konkurrentë brenda “Për’puthen”.