Rep-artisti është kthyer në kohë me një imazh nga fëmijëria.
Në profilin e tij zyrtar në Instagram ka ndarë fotografinë me ndjekësit.
Bëhet fjalë për Getoar Aliun apo siç njihet në estradë, Getinjo i cili tashmë ka vite që është pjesë e skenës muzikore.
Krahas postimeve të shumta në rrjete sociale ai së fundmi ka vendosur të publikojë një imazh kur ka qenë fëmijë.
Getinjo shihet i veshur me një bluzë me ngjyrë të kaltër dhe një kapele sportive e cila e identifikon edhe në atë kohë stilin e tij prej një reperi.
“2000’ (Happy kid) & sad world”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin e fotos.