Kim Kardashian dhe Kanye West mund të përfundojnë në procese gjyqësore, pas disa akuzave të vazhdueshme nga ish-stafi i tyre dhe nga punonjësit aktual.
Disa prej tyre janë shprehur se janë të pakënaqur nga kushtet e punës dhe po kërkojnë një zgjidhje për atë që ata pretendojnë se është sjellje e paarsyeshme prej vitesh.
Lajmi vjen vetëm katër muaj pas pretendimeve të ngjashme nga punonjësit e Sunday Service, të Kanye West, ku u pohua se ai i kishte keqtrajtuar punëtorët.
Një burim tha për The Sun: "Nga momenti kur anëtarët e stafit të Sunday Service e paditën Kanye West, punonjësit e tjerë kanë qenë duke shqyrtuar mundësitë e tyre."
Deri më tani është pohuar se disa nga punëtorët janë adoleshentë dhe punojnë me orë të zgjatura.
Ndërkohë çifti është në proces divorci për të ndarë pasuritë e tyre me vlerë miliarda paund.