Bebe Rexha promovon albumin e ri me koncert virtual

Mediale Vip

Bebe Rexha promovon albumin e ri me koncert virtual

Më: 19 maj 2021 Në ora: 08:43
Bebe Rexha

Bebe Rexha do promovojë live për fansat nga distanca.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, ka pak ditë që ka lansuar albumin e ri.

“Better Mistakes”, titullohet albumi i Bebes, për të cilin ajo punoi me shumë përkushtim muajt e fundit dhe po rezulton i suksesshëm.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, këngëtarja bëri të ditur se do të performojë ‘live’ këngët e albumit të saj të ri.

Ajo tregoi edhe linkun ku fansat mund t’i blejnë biletat për koncertin virtual të saj, ku do të ketë edhe të ftuar.

“Nuk do të mund ta bëja këtë pa disa shokë…Better Mistakes Livestream me mysafirë special Travis Barker, Ty Dolla Sign, Trevor Daniel, kanë mbetur vetëm edhe dy ditë. Biletat në beberexha.veeps.com”, shkruan ajo.

Pas publikimit të albumit, Bebe Rexha ka qenë shumë aktive me intervista në mediet më prestigjioze ndërkombëtare.

Ajo po ashtu po e shijon lidhjen e dashurisë me Keyan Safyari, me të cilin shfaqet rrallëherë në publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat