Në familjen e Ylli Limanit paska festë dhe sebep është bërë ditëlindja e babait të këngëtarit.
Ai feston sot dhe i biri e uroi duke na e prezantuar me një foto.
Me këtë rast për të mos ja zbuluar moshën tamam shkroi: “Bab urime 39-vjetorin e ditëlindjes tënde të 18-të. Të dua më së shumti”.
Në pamje të parë përshkrimi i moshës mbase disa do i hutojë e do ndalojnë ta bëjnë një llogari të shpejtë nga kurioziteti.
Në fakt babai i Yllit mbush 57 vjeç, por të birit i duket sikur është ende i ri. Po juve?
