Goldi ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.
Reperi i njohur Gold AG me anë të postimit të fundit ka dhënë një lajm të mirë për fansat e tij.
Ai publikoi fotografi nga studio muzikore, duke lënë kështu të kuptohet se po vjen me një projekt të ri muzikor.
Artisti nuk preferoi të zbulonte detaje të këngës, por tregoi se po bashkëpunon me KicoBeatz.
“Era Ramazan”, është ilahia që Gold AG e publikoi në muajin e shenjtë të Ramazanit në bashkëpunim me Adem Ramadanin.
Pas këtij projekti, fansat e reperit presin me padurim të shohin se çfarë po përgatit ai këtë herë.