Këngëtarja e madhe e skenës sonë muzikore, Shkurte Fejza, është nga ata emra që i reziston fuqishëm kohës.
Publiku gjithmonë e ka dashur, e shumë dashuri i ofron edhe sot e kësaj dite.
Këngëtares i janë bërë edhe dy vajzat këngëtare, Gresa e Besjana, të cilat kultivojnë muzikë me vlerë dhe mjaft të bukur.
Siç dihet, dasma e Gresës kishte bërë shumë bujë, e sot këngëtarja ka kujtuar disa momente emocionuese nga ajo natë e paharruar.

