Këngëtari ditën e djeshme lansoi këngën e re.
Dhe, Ledri Vula sapo ka ndarë dy fotografi dhe një video nga projekti muzikor i pari për vitin 2021.
Në profilin e tij zyrtar në Instagram ka postuar imazhet derisa shihet duke xhiruar në një anijë në Dubai.
Bashkë me Ledrin, është edhe Morena Taraku e cila ka pozuar pranë reperit dhe natyrisht se ai i ka bërë tag këngëtares në këtë postim.
Ndryshe, kënga e Ledrit mban titullin ‘Don Mo’ i cili u prit mirë nga publiku dhe fansat e këngëtarit.