Arbnora Ademaj është missi, modelja, prezantuesja dhe së fundi aktorja e njohur shqiptare.
Ajo, së fundi po përpiqet për të ndërtuar një karrierë të sukseshme në Turqi, ku veçse është bërë pjesë e projekteve filmike.
Arbnora, ketë kohë u bë imazh i “Prishtina Fashion Night”, që mbahet sonte në Prishtinë dhe ku bukuroshja do ta qelë siparin e sfilatës.
Në publik do të jetë edhe nëna e ish-missit, e cila do ta ndjekë me emocione defileun e saj në pistë.