Princesha Beatrice, mbesa e Mbretëreshës Britanike Elizabeth që u martua me Edoardo Mapelli Mozzi vitin e kaluar, është në pritje të një fëmije.
Beatrice fëmijën e parë pritet që ta lindë në vjeshtë.
“Mbretëresha është informuar dhe të dy familjet janë të kënaqur me lajmin”, thuhet në një deklaratë të pallatit.
Princesha dhe burri i saj u martuan në Kalanë Ëindsor në korrik në një ceremoni private, e cila u zhvillua pa zhurmën që zakonisht din të shkaktojnë dasmat mbretërore. Për t’u bërë një ceremoni e tillë ndikuan kufizimet e Covid-19.
Mbretëresha aktualisht ka 10 nipër e mbesa, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe, edhe Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.