Këngëtarja ka publikuar këtë projekt muzikor tri vite më parë.
Dhe, kënga ka rezultuar të jetë e suksesshme duka kapur një shifër jo edhe të vogël klikimesh.
Përmes një storie të publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram, Genta Ismajli njoftoi se kënga e saj tashmë ka 100 milionë klikime në platformën sociale YouTube.

Kënga e artistes shqiptare është lansuar në muajin gusht të vitit 2017 e realizuar me videoklip.
Ndryshe, Genta Ismajli nuk ka publikuar ende ndonjë projekt muzikor për vitin 2021.