Sot me 20 maj do të mbahet gjysmëfinalja e dytë e Eurovision, ku do të bëhet kualifikimi i këngëve për finalen e madhe që do të mbahet pas dy ditëve.
Në gjysmëfinale janë edhe Shqipëria dhe Zvicra. Shqipëria përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri, ndërsa Zvicra nga shqiptari 22 vjeçar Gjon Muharremaj, shkruan Bota sot.
Këngët e të dyve janë pëlqyer, derisa sipas medieve të huaja, kënga e Gjonit është dhe ndër favoritet për të fituar festivalin e këngës.
Të gjithë ata që duan të votojnë për këta dy shqiptarë, mund ta bëjnë përmes mesazheve, siç ka njoftuar edhe vet Anxhela.
Shqipëria mban numrin 11 ndërsa Zvicra numrin 19.
LEXO EDHE: Kush është Gjon Muharremaj, 22 vjeçari shqiptar që po e përfaqëson Zvicrën në Eurovision
Dyshja janë takuar në Eurovision, derisa Gjoni ka ndarë videon me Anxhelën, në llogarinë e tij në Instagram.
Ju urojmë fat të dyve.