Artistët e estradës lansuan projektin e tyre muzikor javën e kaluar.
Dhe, bashkëpunimi i tyre siç duket ka rezultuar i suksesshëm.
Kjo duke u bazuar në shikueshmërinë e klikimeve në kanalin zyrtar në YouTube.
Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahu kanë arritur 2 milionë shikime me këngën ‘Para para’ të publikuar me videoklip me 12 maj.
Treshja e kanë publikuar në storiet e tyre në Instagram këtë sukses duke e ndarë me ndjekësit e tyre.
Ndryshe, ky është bashkëpunimi i parë mes Geasy, Majkut dhe Ermal Fejzullahut.