Don Phenom ka një paralajmërim për fansat.
Reperi Don Phenom ka kohë që ka njoftuar se po punon rreth një albumi të ri, ndërsa pritjes së fansave duket se po i vjen fundi.
Me anë të postimit të fundit, artisti ka falënderuar fansat për durimin që e kishin gjithë kohë për pritjen e albumit, kurse paralajmëroi shumë hite.
“Kumara II do sjell disa mega hite, falenderoj fansat e mi per durimin !!! “, shkruan Don Phenom, i cili edhe këtë herë nuk dha datë për albumin.
“Freestyle” mbetet projekti i fundit muzikor nga Don Phenom, i cili është publikuar vitin e kaluar.
