Antonela u vu në siklet nga Bora.
Konkurrentja Antonela Berisha sot (e enjte) ka zhvilluar takimin e fundit në rrugëtimin e saj në “Përputhen”.
Ajo kishte takim me Geljanin, i cili dukej më miqësor, ndërsa nuk i shpëtoi as pyetjeve me ‘spec’ në studio.
Bora Zemani e pyeti se cilat ishin zhgënjimet e saj në rrugëtimin që kishte në “Përputhen” dhe ajo me këtë rast u përlot.
Edhe pse nuk dëshironte që ta theksonte këtë gjë, Antonela përmendi Mevlanin, i cili u largua dje si çift me Ledianën.
Ndryshe, Antonela ditët e fundit është parë shumë e afër me ish-konkurrentin Arsim Abduli.