(E plotësuar 00:01) -Momenti emocionues kur Anxhela Peristeri dhe ekipi i saj e kuptojnë se u kualifikuan në finale
Anxhela Peristeri emocionoi dhe bëri krenarë gjithë shqiptarët mbrëmjen e sontme.
Në edicionin e sivjetmë të “Eurovision”, i cili erdhi pas një viti pauzë për shkak të pandemisë, Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri.
Artistja ka prezantuar denjësisht shqiptarët mbrëmjen e sontme në Roterdam, ku u organizua nata e dytë gjysmëfinale.
Anxhela me këngën “Karma” arriti e para të kualifikohet në finalen e madhe të “Eurovision”, duke bërë që të shpërblehet puna që ka bërë gjithë këtë kohë për këtë paraqitje.
Këngëtari Ardit Çuni, i cili është bashkë me ekipin e Anxhelës në Roterdam, ka publikuar një video emocionuese nga momenti kur e kuptuan se Shqipëria është kualifikuar për finale.
“Nje nga momentet me emocionuese ???
Faleminderit @anxhelaperisteriofficial_ qe besove tek une dhe faleminderit SHQIPERIA per supportin qe na keni dhene sonte
Ju duam ??❤️????“, shkruan ai.
Ndryshe, përveç Anxhelës, në këtë mbrëmje në finale kaloi edhe Gjon Muharremaj, i cili përfaqëson Zvicrën në festival.
Mbrëmja finale e “Eurovision 2021”, mbahet të shtunën (22 maj).
***
10 finalistët e gjysmëfinales së dytë në “Eurovision 2021”
Ka përfunduar nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2021”.
Në Roterdam është mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Eurovision”.
Mbrëmjen e sontme kishin rastin të paraqiten 17 shtete, ndërsa vetëm 10 prej tyre kaluan në finale.
Dy këngëtarët shqiptarë që bënë krenarë gjithë shqiptarët në këtë festival, Anxhela Peristeri dhe Gjon Muharremaj, kanë arritur të sigurojnë biletë për finalen e madhe.
Anxhela madje ishte e para në listën e finalistëve të natës së dytë gjysmëfinale të Festivalit “Eurovision”.
Shtetet që kaluan në finale janë: Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Moldavia, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.
Kujtojmë se nata finale e “Eurovision 2021” do të mbahet të shtunën 22 maj.
***
Ëndrra e dy shqiptarëve që po marrin pjesë në Eurovizion do të vazhdojnë në natën finale.
Anxhela Peristeri e cila po e përfaqëson Shqipërinë ishte e para nga nata e dytë që u bë pjesë e finales.
Pjesë e natës finale do të jetë edhe këngëtari Gjon Muharremaj i cili përfaqëson Zvicrën.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/20/auto_akldklksd1621545185.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/20/auto_klkdkld1621545185.jpg)
**
Edhe këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears), i cili përfaqëson Zvicrën përformoi në natën e dytë të Eurovizionit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/20/auto_kskdkd1621542070.jpg)
Ai doli para publikut evropian duke e përformuar këngën “Tout l’Univers”.
Përformaca e tij ishte me plotë emocione, sa që ndezi publikun e gjerë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/20/auto_sklkldkk1621542066.jpg)
***
Ka përfunduar paraqitja e Shqipërisë në Eurovision. Përfaqësuesja e saj, Anxhela Peristeri ka marrë shumë duartrokitje pas performancës së shkëlqyeshme të saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/20/auto_eurovisionxalbania_188985462_616829749713556_8425743164120947093_n-780x439_11621540973.jpg)
Me një zë të ngrohtë dhe interpretim korrekt, Anxhela i bëri mjaft krenarë shqiptarët me paraqitjen e saj.
Këngëtarja shqiptare këndoi e 11-ta me radhë, e që njëherësh numri garues shënon edhe kodin me të cilin shqiptarët mund ta votojnë atë që të kualifikohet në natën finale.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/20/auto_albania1621540704.jpg)
***
Ka filluar nata e dytë gjysëmfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2021” e cila po mbahet në Roterdam të Holandës.
Në videon më poshtë mund ta ndiqeni live edicionin e sotëm:
Sonte mbahet nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2021”, në Roterdam, Holandë.
Në natën e dytë gjysmëfinale do të interpretojnë dy shqiptarë. Anxhela Peristerin e përfaqëson Shqipërinë, ndërsa Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears), Zvicrën. Kjo është renditja e shteteve që do të garojnë sonte:
San Marino / Senhit – Adrenalina
Estonia / Uku Suviste – The Lucky One
Republika Çeke / Benny Cristo – omaga
Greqia / Stefania – Last Dance
Austria / Vincent Bueno – Amen
Polonia / RAFAŁ – The Ride
Moldavia / Natalia Gordienko – SUGAR
Islanda / Da∂i Freyr og Gagnamagni∂ –10 Years
Serbia / Hurricane – Loco Loco
Gjeorgjia / Tornike Kipiani – You
Shqipëria / Anxhela Peristeri – Karma
Portugalia / The Black Mamba – Love Is On My Side
Bullgaria / Victoria – Growing Up is Getting Old 14. Finlanda / Blind Channel – Dark Side
Letonia / Samanta Tīna – The Moon is Rising
Zvicra / Gjon’s Tears – Tout l’Univers
Danimarka / Fyr og Flamme – Øve Os På Hinanden.