Gigi Hadid dhe Zayn nuk e kanë zbuluar ende portretin e vogëlushes së tyre, megjithatë ata nuk i kanë kursyer disa foto të saj në rrjete sociale. Në fakt të tilla imazhe të Khai-t janë shumë të rralla, aq sa ne nuk arrijmë ta kuptojmë se si rritet aq shpejt.
Ditën e sotme modelja ka publikuar një seri fotosh të saj në Instagram, duke përfshirë ato nga festa e 26-vjetorit, një selfie duke u puthur me Zayn dhe mes tyre një tjetër me të voglën e saj.
Në foton e ëmbël, Gigi shfaqet duke mbajtur në krahë Khai-n dhe duke i buzëqeshur. Nënë e bijë shihen të veshura të dyja gati njësoj, me rroba në ngjyrë të bardhë dhe rozë. Khai ka festuar 8-mujorin e lindjes sot dhe ndaj modelja nuk është menduar dy herë për të publikuar këtë foto me të.
Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid. Për muaj të tërë Gigi e mbajti të fshehtë emrin e vajzës, derisa fansat e mësuan rastësisht nga Instagrami i saj. Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar.