Në përgatitje filmi për jetën dhe karrierën e Cher

Mediale Vip

Në përgatitje filmi për jetën dhe karrierën e Cher

Më: 21 maj 2021 Në ora: 08:41
Këngëtarja legjendare, Cher

Këngëtarja legjendare, Cher, dje (20 maj) ka festuar ditëlindjen e 75-të dhe me këtë rast ka njoftuar se ka nisur realizimi i filmit që do të flasë për jetën dhe karrierën e saj.

Siç bën të ditur Variety, prapa përgatitjes së këtij projekti qëndrojnë producentët e mjuziklit “Mamma Mia!”.

Judy Craymer dhe Gary Goetzman, producentët e filmave “Mamma Mia!” dhe “My Dear Friend”, do të bashkohen me Eric Roth (autorin e skenarëve për filmat “Forrest Gump”, “A Star is Born” e “Suspect”), për të xhiruar një film që flet për jetën e këngëtares legjendare amerikane – emri i vërtetë i të cilës është Cherilyn Sarkisian.

Kujtojmë që Roth aktualisht është duke punuar në filmin “Killers of the Flower Moon” të Martin Scorsese, ndërsa ka punuar edhe në skenarin e filmit “Dune” të Denis Villeneuve, i cili pritet të lansohet në muajin tetor.

Cher ka pas vetes një karrierë gjashtëdhjetëvjeçare në muzikë, film, teatër dhe televizion. Ka fituar të gjitha çmimet e mëdha, si Tony, Emmy, Grammy e Oscar, ndërsa konsiderohet si një prej yjeve më të mëdha në industrinë filmike dhe muzikore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat