Beatrix Ramosaj e ka uruar për ditëlindje Argjentina Ramosajn.
Këngëtarja e dashur për publikun Argjentina Ramosaj sot feston ditëlindjen.
Me rastin e ditës së rëndësishme ajo ka pranuar urime të shumta nga kolegë, miq apo familjarë dhe nuk ka munguar as urimi i përzemërt i kushërirës së saj, Beatrix Ramosaj.
Beatrix zgjodhi fjalët e ëmbla për Argjentinën ku i tha se ajo është vajza më e ëmbël.
“Urime ditëlindja vajzës më të ëmbël në botë! Ti je një dritë në jetën time dhe jam njeriu më me fat që e kam një engjëll si miken më të mirë, të dua, shijoje ditën tënde dhe ha shumë tortë”, shkroi Beatrix në mbishkrimin e fotografisë.
