Është hedhur shorti për këngët konkurruese në natën finale të “Eurovision”.
Mbrëmë u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2021”, ku Shqipëria me Anxhela Peristerin arriti të kualifikohet në finale.
Këngëtarja, e cila po garon me këngën “Karma”, ka arritur që të marrë biletën për finalen e madhe të “Eurovision”.
Faqja zyrtare e festivalit ka publikuar tabelën me renditjen e shteteve dhe Shqipëria do të performojë e dyta në mbrvmjen finale.
Mbrëmja do të hapet me performancën e përfaqësueses së Qipros dhe mbyllet me San Marinon.
Një tjetër shqiptar që do të garojë në këtë festival është edhe Gjon’s Tears (Gjon Muharremaj), i cili performon i 11-ti me radhë.
Kujtojmë se nata finale e “Eurovision” mbahet më 22 maj (e shtunë).