Aristela nuk dëshiroi të dalë çift me Princin nga “Përputhen”.
Aristela dhe Princi ishin dy prej konkurrentëve të “Përputhen”, të cilët janë parë si çift i mundshëm në program dashurie.
Në puntantën e fundit të këtij sezoni, dyshja realizuan takimin e fundit në program dhe pas diskutimeve vendosën që të dalin vetëm nga emisioni.
Derisa Princi ishte i deklaruar për Aristelën, kjo e fundit nuk e kishte bërë një gjë të tillë, ngase vlerësonte se nuk po i jepte siguri të mjaftueshme për lidhje.
Andaj të dy konkurrentët vendosën që të dalin të vetëm dhe të pauzojnë për një kohë, por nuk e përjashtuan mundësinë që në të ardhmen të ribashkohen.