Një rrjet të tërë ngatërroi, ama Loredana mbeti gruaja e Mozzik

Mediale Vip

Një rrjet të tërë ngatërroi, ama Loredana mbeti gruaja e Mozzik

Më: 21 maj 2021 Në ora: 22:06
Loredana Zefi

Herë të ndarë e herë të bashkuar, Loredana dhe Mozzik kanë zgjedhur që nga njëra anë ta mbajnë larg vëmendjes së ndjekësve raportin e tyre pas ndarjes së bujshme, e nga ana tjetër hera herës ngacmojnë audiencën me fotot ku duket vetëm tatuazhi, bluza e xhupi i njëjtë. Të gjithë këtë lojë duket se dyshja e ka shijuar mjaftueshëm e me kohën, kanë nisur dhe deklaratat me pak fjalë. Si kjo e fundit ku Loredana shkroi: “Gruaja e Mozzik”.

Megjithatë ky pohim nga ana e reperes nuk vjen habitshëm, pasi fill pas ndarjes së tyre ajo i dedikoi një sërë këngësh duke nxjerrë në rreshta gjithçka donte t’i thoshte Mozzik-ut. (rreshta këto që bënë punën e vetë).

Disa ditë më parë ajo ndau një foto dhe më një fëmijë në krahë, e kaq u desh që ndjekësit sërish të besonin strategjitë e instagramit të reperes, duke menduar se çifti ishin bërë prindër për herë të dytë.

Edhe kësaj here alarm i rremë, pasi burime pranë tyre treguan për ‘Prive’ se fotoja është shkëputur nga projekti i ardhshëm muzikor i tyre, në të cilin do të pasqyrohen të gjitha momentet e lidhjes shumëvjeçare. Epo një të mirë e ka arritur Loredana pas kaq shumë postimesh e gjullurdi komentesh, është sërish gruaja e Mozzik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat