Ariana kujtoi të gjithë viktimat e sulmit të 2017-ës.
Më 22 maj 2017, në Mancherster Arena shpërtheu një bombë, ku mbetën të vrarë 22 persona.
Sulmi ndodhi në koncertin e këngëtares së njohur Ariana Grande, ku mbetën edhe shumë persona të lënduar.
Në përvjetorin e katërt të sulmit, këngëtarja i kujtoi viktimat e atij sulmi, ndërsa thotë se zemra e saj është sot e gjithmonë me ta.
“E di që ky përvjetor nuk do të jetë kurrë i lehtë, ju lutem ta dini se gjithmonë mendoj për ju në këtë ditë”, shkruan ndër të tjera Grande.
