Shqiptari që përfaqëson Zvicrën ka disa fjalë para finales.
Sonte (e shtunë) mbahet nata finale e festivalit “Eurovision” në Roterdam.
Dy shqiptarë ngjiten në skenën e festivalit evropian mbrëmjen e sontme, të cilët kanë nevojë për mbështetjen e publikut.
Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë, ndërsa Gjon Muharremaj përfaqëson Zvicrën.
Gjoni, me anë të një postimi në Instagram, pak orë para finales kërkon votën e publikut, ndërsa publikon edhe numrat se si mund të votohet për të.
“Sot është një ditë e çmendur! E gjitha çfarë më nevojitet është vota juaj, që ndoshta të fitoj për herë të parë diçka në jetën time (Unë tashmë kam fituar zemrën e juaj dhe kështu kam gjithçka). Ju lutem shijoni të gjitha performancat, sepse unë do ta shijoj të qenit në atë skenë sonte!”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Finalja e madhe e “Eurovision” fillon nga ora 21:00 në Ahoy Arena të Roterdamit.