Arian Agushi po e shijon në maksimum periudhën më të bukur të jetës së tij.
Reperi i njohur ka pak kohë prej kur është bërë baba për herë të parë, i një djali, që e quajtën Gueril.
Golg Ag nuk e kemi parë asnjëherë më të ndjeshëm e të përkushtuar se kohët e fundit, sepse kur ndodhet pranë djalit të tij ai shndërrohet në njeriun më të butë e të ndjeshëm.
Shumë imazhe ka ndarë në rrjete sociale, prej kur ka fituar titullin baba dhe gjithmonë është shprehur shumë i lumtur me familjen e tij të vogël.
Njësoj ka vepruar edhe së fundi, ku ka ndarë me fansat e ndjekësit e tij një fotografi të bukur me Guerilin.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/22/auto_188729768_186620250015801_5827817150071978550_n1621693458.jpg)