Modelja e njohur, Sofia Richie, po merr vëmendje të madhe të audiencës.
Jeta e saj personale është tejet e komentuar në rrjet, sidomos lidhjet e fundit që ajo kishte, shkruan Daily Mail.
Ajo së fundmi është parë në Nobu, derisa zgjodhi që të shijojë një darkë me të dashurin e ri, Elliot Grainge.

Dyshja u panë zbritur nga një veturë luksoze, vlera e së cilës arrin vlerën prej 350 mijë dollarë.
Megjithëse fytyra e Sofjes ishte ende e mbuluar nga një maskë e bardhë – të cilën ajo e hoqi pasi hipi në makinë – Elliot mund të shihej duke buzëqeshur.

Dyshja ishin veshur rastësisht për daljen e tyre, por që stili unik sërish u vu në pah.