Anxhela mbylli para pak minutash performancën e saj në natën finale të ‘Eurovision’.
E dyta në renditjes, pas Qipros, këngëtarja shkëlqeu si një diva e vërtetë me gjithë atmosferën e zjarrtë edhe skenografike që i dha tjetër ngjyrë gjithë këngës.
“Karma” është kënduar në shqip dhe Anxhela si gjithmonë ka treguar forcën e vokalit dhe gjithë shpirtin që i ka dhënë kësaj kënge.
Në bashkëpunim me Olti Currin dhe Kledi Bahitin, kënga mori duartrokitje dhe e ngriti publikun në këmbë edhe më shumë se në mbrëmjen gjysmëfinale. Mos harroni të votoni numrin dy nga çdo shtet pjesëmarrës në numrat përkatës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/22/auto_auto_auto_188837429_329939125156602_1173384577319667654_n162167433116217115811621712917.jpg)