Edhe shqiptari Gjon Muharremaj, i njohur si “Gjon Tears”, ka përfunduar me sukses performancën e tij në “Eurovision”.
Përfaqësuesi i Zvicrës ka dhuruar një performancë të mrekullueshme, duke mahnitur me vokalin e tij.
“Tout l'Univers”, është kënga që ndezi skenën e festivalit të këngës.
Edhe Anxhela Peristeri e cila po e përfaqëson Shqipërinë, ka bërë performancë të shkëlqyer duke krijuar emocione te shikuesit.