Producenti i njohur amerikan Brian Malouf ka bërë parashikimin dhe komentin e tij për këngët finaliste të “Eurovision”, në faqen dedikuar të rejave më të fundit të festivalit. Sipas tij kënga fituese e këtij edicioni duhet të jetë ‘Karma’ e Anxhela Peristerit. Në komentin për të Brian u shpreh: “Është e jashtëzakonshme! Këngë e mrekullueshme dhe produksioni. E pëlqej shumë. Do doja të dëgjoja një duet të saj me Andrea Bocelli-n. Një vokaliste shumë e mirë, produksion i mirë dhe këngë e mirë”.
Brian Malouf ka qenë producent i Michael Jackson, Madonna, Queen, Selena Gomez dhe shumë artistëve të tjerë me famë botërore.
Renditja e Malouf vijon si më poshtë nga vendi i 10 në të parin:
Cyprus: Elena Tsagrinou – “El Diablo”
Iceland: DaðiogGagnamagnið – “10 Years”
Sweden: Tusse – “Voices”
Norway: TIX – “Fallen Angel”
Malta: Destiny – “Je me casse”
Israel: Eden Alene – “Set Me Free”
Bulgaria: VICTORIA – “Growing Up Is Getting Old”
Switzerland: Gjon’s Tears – “Tout l’Univers”
Ukraine: Go_A – “Shum”
Albania: AnxhelaPeristeri – “Karma”
http://esctoday.com/183406/eurovision-2021-renowned-la-producer-brian-malouf-predicts-the-winner/