Këngëtarja Anxhela Peristeri e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision ka folur e emocionuar pasi ndezi skenën.
Sapo bëri performancën e zjarrtë me këngën “Karma’, Peristeri ka thënë se është shumë e lumtur e do ta mbante mend gjithë jetën e saj.
“Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme.
Do ta mbaj mend gjithë jetën time,”- tha Anxhela pasi doli nga skena.
