Eleni Foureira ishte në mbështetje të Anxhela Peristerit këtë vit në ‘Eurovision’ dhe këtë e ka treguar me një postim në profilin e saj në ‘Instagram’.
Ajo u kërkoi të gjithë ndjekësve të saj të votojnë për numrin 2 në finalen e festivalit europian të këtij viti.
Eleni ka konkuruar vetë në ‘Eurovision’ në vitin 2018 si përfaqësuese e Qipros, por është me origjinë shqiptare, siç me siguri e dini tashmë.
Në mbështetje të Anxhelës kanë qenë edhe shumë artistë të tjerë shqiptarë që e kanë ndjekur.
