Së fundmi në emisionin Glamour Zone, ka qenë i ftuar aktori Maxim Aladini, së bashku me pjesën tjetër të kastit të aktorëve të filmit ‘Gjurmë Pa Shenjë.’
Në këtë film, flitet për historinë e pamundur të dashurisë mes një djali dhe vajzës së një deputeti të njohur shqiptar. Ekskluzivisht për moderatoren Ester Bylyku, Maxim Aladini, pranoi se kjo është histori e vërtetë.
Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë për një vajzë?
Maxim Aladini: Prindërit e saj nuk ishin dakord për ne. Ishte vajza e Deputetit. Kemi jetuar 2 vite jashtë Tirane, së bashku.