Shqiptari fitoi vendin e 3-të në Eurovison, por përfaqësuesi i Zvicrës ishte refuzuar nga Shqipëria për këtë arsye banale

Mediale Vip

Shqiptari fitoi vendin e 3-të në Eurovison, por përfaqësuesi i Zvicrës ishte refuzuar nga Shqipëria për këtë arsye banale

Nga: A.M. Më: 23 maj 2021 Në ora: 10:25
Gjon Muharremaj ne Eurovison

Natën e mbrëmshme u mbajt finalja e Eurovizionit.

Pjesë e këtij, festivali ishin edhe dy shqiptarë. Anxhela Peristeri e përfaqësoi Shqipërinë, ndërsa Gjon’s Tears e përfaqësoi Zvicrën, shkruan "Bota sot"..

Të dy këngëtarët shqiptarë e elektrizuan sallën ku po mbahej Eurovisioni dhe morën duartrokitje të shumta.

Gjon’s Tears apo Gjoni Muharremaj më këngën “Tout l'univers” do të thotë “I gjithë universi” ishte më i suksesshëm se Anxhela Peristeri, e cila garoi më këngën “Karma”.

Gjoni Muharremaj edhe në sondazhet e shumta gjatë periudhës që po mbahej festivali ishte favorit për të fituar, shkruan "Bota sot".

Image
Votimet

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi. Vendin e parë në këtë festival e mori Italia, kurse në vendin e dytë u radhitë Franca.

Ai fitoi çmimin e jurisë profesionale, ndërsa nga publiku u vlerësua me vendin e tretë.

Por, Shqipëria pati një renditje të dobët, duke u radhitur e 21-ta.

Por, a e dini se Gjoni Muharremaj nga Komuna e Suharekës, që përfaqësoi Zvicrën, kishte aplikuar për ta përfaqësuar Shqipërinë në këtë festival Evropian.

Këtë e ka konfirmuar Gjoni, shkruan "Bota sot".

Ai në një emision shqiptar që zhvillohet në mërgatë ka folur se si është refuzuar nga organizatorët e festivalit të TVSh-së.

Ai ka thënë se  është refuzuar pasi nuk ka pasur vend në listën e festivalit.

“Më në fund, të enjten më kanë thënë më fal por i kemi 25 artistë dhe duhet vetëm 20”, është shprehur Gjoni.

@shqiptar_alb

@gjon.s_tears ##shqiptar ##albania ##kalimash ##kukës ##kosova ##tiran ##prishtin ##shkupi

♬ son original - ALBANIA ??
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat