3 ditë më parë, Ronela publikoi këngën më të re “Aventua”, të cilën kishim kohë që e prisnim. Ronela kishte gati 1 vit që e kishte paralajmëruar publikimin e saj, por kënga u shty për më vonë për shkak të pandemisë.
Ky projekt muzikor u prit shumë mirë nga fansat e këngëtares, të cilët shprehen të bindur se “Aventura” do i shoqërojë kudo gjatë kësaj vere.
Ndërkohë sot Ronela ka publikuar në Instagram një pjesë të shkurtër të këngës dhe përmes këtij postimi nuk i ka kursyer disa thumba për kolegët e saj. “Aventura” nuk ka arritur ende 1 milionë klikime në Youtube dhe këngëtarja shprehet se ajo nuk është si të tjerët që i blejnë klikimet.
Ronela thotë se për të është e rëndsishme që sa herë ngjitet në skenë njerëzit i dinë përmendësh këngët e saj.
Kujtojmë se kjo këngë është pjesë e albumit më të ri të këngëtares, “Rronela”, që do të publikohet pak e nga pak.