Harry e vuajti shumë humbjen e të ëmës, e cila u largua nga jeta kur ai ishte në moshë fare të re.
Princi zbuloi së fundi se një ndër fjalët e para që tha djali i tij, Archie ishte pikërisht : “gjyshja”, dhe ai u emocionua së tepërmi! në Çerdhen e Archiet qëndron varur një foto e Dianës që u shua në mënyrë tragjike në moshën vetëm 36 vjeçare pas një aksidenti fatal me makinë.
Kam marrë një foto të saj në çerdhen e tij dhe kjo ishte një nga fjalët e para që ai tha, përveç ‘mama’, ‘papa’, ishte dhe ‘gjyshja’.
Është gjëja më e ëmbël, por në të njëjtën kohë, kjo më trishton shumë sepse ajo duhet të ishte këtu”, rrëfeu Harry.
Kjo nuk ishte megjithatë fjala e parë e 2 vjeçarit, që vazhdon ta befasojë të atin. Disa muaj më parë, Harry tha se Archie e kishte cuditur pamasë kur gërmëzoi “krokodilin”.
“Ka personalitetin më të mahnitshëm.
Ai tashmë mund të bashkojë tre ose katër fjalë së bashku, madje po këndon këngë“, i tha ai James Corden, gjatë një interviste në “The Late Late Show”.