Pas kritikave në rrjetet sociale për performancën e ekipit të Shqipërisë në Festivalin e Eurovizionit ka ardhur edhe reagimi i Olti Currit.
Ky i fundit, që ishte pjesë e ekipit të RTSH në Holandë u kërkon komentuesve të shijojnë performancën që sipas tij na ka ngritur zemrat peshë, duke u kërkuar të mos bëjnë “vërr vërr”.
“Boll na çatë sumandrën për veshjen e Anxhelës…Ja edhe kjo ka diçka të përafërt dhe është trend. Thjesht nuk shkëlqen si Anxhela… Se nuk ka aq shalë dhe vokalin e saj.
Do gjeni përherë diçka. Shijojeni aty se na ka ngritur zemrat peshë dhe boll bëtë vërr-vërr. Më mirë si Byonce sesi nënë Tixheja”, shkruan Curri në rrjetet sociale.