Rep-artisti ka reaguar pas shpalljes së shtetit fitues në Eurovision për vitin 2021.
Stresi përmes një storie në Instagram ka shkruar se Shqipëria duhet të ndërroi stilin e paraqitjes së zhanrit të muzikës.
Paraqitja e Shqipërisë në çdo edicion me balada sipas reperit është arsyeja e humbjes së Shqipërisë në festivalin e njohur.
Tutje, Stresi shton se i ka pëlqyer kënga e Italisë, pra shtetit fitues, sepse ishte ritmike ndërsa projektin muzikor të Shqipërisë e konsideroi si gabim.
Ndryshe, Anxhela Peristeri arriti të fitoi vendin e 21-të me këngën ‘Karma’.