“Billboard Music Awards” u mbajt të dielën pas disa muajve pezullim për shkak të pandemisë Covid-19.
Reperi The Weeknd ishte ai i cili arrit të nominohet 16 herë teksa mori 10 çmime.
Në këtë event, natyrisht se nuk kishte se si të mungonte edhe këngëtarja Dua Lipa e cila u nominua në disa kategori.

Këngëtarja u nominua në “Top Artistët më të qëndrueshëm në Billboard 100”, “Top Artistet në kategorinë e femrave”, “Top Artistët më të kërkuar në Radio” dhe për “Top këngët më të dëgjuara në Radio”.
Megjithatë, Dua Lipa nuk arriti të fitoi asnjë çmim në natën e mbrëmshme, theksojmë se ajo ishte e vetmja artiste shqiptare e nominuar për këtë vit.
Tutje, reperi i ndjerë, Pop Smoke po ashtu u nderuar me pesë çmime.