Gjon Muharremaj është shqiptari që fitoi vendin e tretë në Eurovision, duke përfaqësuar Zvicrën.
Prej dy ditësh, ai ka qenë në qendër të mediave rozë, pasi u ripublikua deklarata, ku Gjon tregonte se kishte kërkuar të bëhej pjesë e Festivalit të Këngës, por organizatorët nuk e kishin pranuar.
Mirëpo, nga më të shumtat kanë qenë reagimet në rrjet për këngëtarin shqiptar.
Më e fundit është këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale zbulon se nënën e Gjonit e ka mikeshë të vjetër.
Sipas Hadërgjonajt, ky djalë ka fuqinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut në fyt.