“Levitating” nga Dua Lipa po qëndron në ‘top listën’ e Billboard.
Dua Lipa është njëra nga këngëtaret që po dëgjohet më së shumti për momentin.
Këtë e vulos edhe vetë Dua në Instagram, e cila ka publikuar një postim me statistika të këngëve më të dëgjuara dhe ajo ishte në krye të top listës me “Levitating”.
Me anë të postimit të fundit, u bë e ditur se në Billboard kënga e saj “Levitating” e cila vjen në bashkëpunim me Da Baby u radhit në vendin e tretë.
Para disa ditësh Dua përmes disa fotografive në profilin e Instagramit bëri të ditur se “Future Nostalgia” qëndron në vendin e parë për ‘Top Global Albums’ në Spotify.
