Ai është një artist i ri shqiptar me origjinë nga Berati por që jeton në Itali. Po flasim për këngëtarin Florenc Banushi, i cili ka sjellë projektin më të ri muzikor "Faje".
Kujtojmë që projekti i tij i parë është bërë në shqip dhe italisht me titull "Në kujtimet e mia" një këngë dedikuar babait të tij të ndjerë që e la shumë të vogël Florencin.
Projektet e para të tij kanë natyrë melankolike ndërsa tash ai do t'i përkushtohet më shumë projekteve muzikore më ritmike siç është më i riu i sapo ardhur nga ai.
Por artisti nuk ka e ka përfunduar këtu, pasi ka gati një tjetër super projekt që do të quhet "Io e te" e shkruar nga vetë ai e do të jetë në zhanrin Dance Drop.
E deri sa të vijë ky projekt tjetër le të dëgjojmë këngën "Faje" që duket se ka nisur të pritet mjaft mirë.BS